Ka nisur me emocione dhe plotë të papritura reality dating shoë i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të Love Story në TV Klan, kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Kejsi, një vajzë simpatike dhe plotë e energji vendosi që të jetë ajo e para për t’i dhuruar 33-vjeçarit një trëndafil blu, duke e lajmëruar se pret një trëndafil të kuq në shkëmbim.

“Je shum i mirë. Un jam e para që kam vendosur të të bëj dhuratë një trëndafil. Shpresoj që më vonë edhe ti të ma konvertosh në një trëndafil të kuq atë. Si mendon, mos jam gjë unë më e mira për ty?”, u shpreh Kejsi.

Më tej, Saimiri i’u përgjigj se ndihej i lumtur për këtë gjest nga ana e saj dhe se trëndafili që ajo i dhuroi ka vlerën e 100 trëndafilave të kuq.

“Shpresoj që ky trëndafil të ketë vlerën e 100 trëndafilave të kuq. Jam mashkulli më i lumtur për ktë”, u shpreh Saimiri.

Keisi , 24-vjeçarja nga Tirana me rofesion gazetare, shprehet se arma e saj e fortë është fjala. Asaj i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por ama është edhe altruiste dhe jep shpirtin për të tjerët.

I pëlqen hipizmi, një sport që e ka praktikuar që kur ka qenë e vogël, moment ky i cili kristalizoi edhe dashurinë e saj për kafshët.

Kejsi tregon se kohën e saj të lirë e kalon gjithmonë me dy qenushët e saj, pasi i falin qetësi dhe shumë dashuri./tvklan.al