Miranda Kerrr okSupermodelja Mirranda Kerr është një nënë beqare që prej tetorit të vitit të kaluar, kur i dha fund martesës 3-vjeçare me aktorin Orlando Bloom.

Por kjo nuk e shqetëson aspak modelen të bëjë një jetë të qetë e të lumtur, duke u fokusuar tek rritja e djalit dhe tek karriera prej modeleje.

Modelja e dytë më e pasur e vitit 2013, ka zbuluar se nuk është në kërkim të një mashkulli që të zëvendësojë aktorin dhe se është shumë e lumtur dhe e kënaqur që po shijon rritjen e djalit, Flynn.

Ndërsa sa i takon thashethemeve se mes saj dhe James Packer kishte nisur një romancë, ajo është shprehur se do të niste një lidhje me të nëse ai do t’i përshtatej orareve të saja, që nuk ështe e lehtë sepse ato janë të mbushura me tension.

M. Sejdini