Talo Çela është njeriu më i kërkuar i policisë shqiptare për momentin, i dyshuar për përfshirje në grabitjen e parave në Rinas në vitin 2019, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 Prill 2020, si dhe për disa vrasje të tjera të ndodhur në qarkun e Elbasanit gjatë periudhës 2018-2019.

Për herë të parë, Talo Çela ka folur nga arratia përballë gazetarit Spartak Koka për emisionin “Uniko” në Klan Plus.

49-vjeçari nga Bradasheshi mohon që të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur në Elbasan në Dhjetor 2018, ku u ekzekutuan Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Talo Çela thotë se njeh njërin prej vëllezërve të të ndjerit Alibeaj.

Ai pranon se për këtë ngjarje u thirr në polici në atë kohë për t’u marrë në pyetje dhe më pas u la i lirë. Dyshimet kanë qenë se Talo Çela ishte paguar nga një grup kriminal për të kryer këtë vrasje, por ai e mohon këtë fakt duke thënë se “është pabuks”.

Spartak Koka: Më 29 Dhjetor 2018 në Bradashesh kanë mbetur të vrarë Endrit Alibeaj, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg shtëpisë tuaj. I njihni ju këta persona?

Talo Çela: Unë i njoh kshu nga larg. Një nga vëllezërit e këtyre i njoh në distancë, nuk kam pasur kurrë muhabet.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh ju me këtë vrasje?

Talo Çela: Asgjë!

Spartak Koka: Ka akuza indirekte dhe direkte ndaj jush si i përfshirë.

Talo Çela: Përsa i përket kësaj vrasjes, pse qenka vrarë afër shtëpisë time dhe duhet të akuzohem unë? Për këtë jam akuzuar? Unë jam thirrur për këtë vrasje, më kanë marrë brenda krimet e rënda. Më kanë ardh, më kanë marrë.

Spartak Koka: Më 29 Dhjetor ju s’keni qenë në kërkim apo jo?

Talo Çela: Jo mo s’kam qenë në kërkim. Mua më kanë marrë 1 javë mbrapa. Më morën brenda, më pyetën ku ishe? Në shtëpi i thashë isha. Kështu ndodhi mbrëmë më thanë. Po pse s’erdhët direkt te shtëpia ime ju? A ndodhi këtu? Po të vinit direkt nëse dyshonit, kishit ardh direkt te shtëpia ime. Po s’qeshë në shtëpi unë, më fut në kërkim.

Spartak Koka: A ka nisur hetim ndaj jush për këtë ngjarje?

Talo Çela: Nuk e di, unë jam paraqitur për këtë punë.

Spartak Koka: Jeni arrestuar/ndaluar për këtë ngjarje?

Talo Çela: Erdhi më mori furgoni?

Spartak Koka: Sa qëndrove në polici?

Talo Çela: Më mbajti 4-5 orë e më nxorrën.

Spartak Koka: Jo më shumë? Nuk jeni arrestuar?

Talo Çela: Jo. Dhe kur mora vesh kush ishin se nuk e dija si kishte ndodhur ngjarja, isha duke bërë kartën e identitetit në Elbasan dhe aty takoj një dajën e këtyre, e këtij djalit Alibeajt, që e quajnë Doni por emrin e ka Qani. E takove, çkemi i dhashë dorën. Nipi jot kishte qenë i thashë? Po, tha. Po më morën dhe mua për atë punë i thashë. Ky s’foli fare pastaj, iku.

Spartak Koka: Nuk të dha shpjegim?

Talo Çela: Jo! Unë i dhashë dorën, e takova atë. Po ç’punë kam unë me ata. Unë nuk jam hasëm me ata.

Spartak Koka: Këtu thotë që ju jeni përfshirë në këtë vrasje me pagesë.

Talo Çela: Pagesë nga kush?

Spartak Koka: Nga një grup tjetër.

Talo Çela: Po kush është ai? Po ku i njoh unë ata të tjerët? Kush janë ata të tjerët?

Spartak Koka: Tani këtë grup duhet ta dini ju.

Talo Çela: Po nuk kam lidhje fare unë. Unë jam pabuks, ç’punë kam unë. Unë s’kam edhe lekët e atyre.

Spartak Koka: A jeni i përfshirë ju më 1 Korrik 2019 në Papër në aksin Peqin-Elbasan është vrarë në atentat 24-vjeçari Klevis Baho dhe ka mbetur i plagosur vëllai i vetë Sandër Baho.

Talo Çela: Atë Sandrin e njoh. Vëllain nuk e njoh.

Spartak Koka: Si e njihni?

Talo Çela: E njoh thjesht si fshatar. Ka ndaluar te kafja ime, ka pirë birra. Unë e njoh kush është.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh ju me këtë vrasje?

Talo Çela: Kur ka ndaluar tek unë nuk ka pas ndodh historia që ka ndodh në Itali, nuk e di ku ka pasur problemet e veta ky. Asgjë s’më lidh me atë.

Spartak Koka: A jeni i përfshirë ju në këtë vrasje?

Talo Çela: Fare, po pse duhet..Ç’a lidhje kam unë me atë njëherë. Nuk e kuptoj.

Spartak Koka: Edhe këtu dyshohet që të jeni porositur nga një grup tjetër.

Talo Çela: Po unë?

Spartak Koka: Po ju.

Talo Çela: Ç’punë kam unë me atë.

Spartak Koka: Më 13 Dhjetor 2019 vritet Andi Zylyfi, djali i hallës së Endrit Alibeajt, sapo ishte kthyer nga Holanda. E njihni ju këtë person?

Talo Çela: Fare. As nuk e njoh kush është.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh ju me vrasjen se mund mos ta kishit njohur më përpara.

Talo Çela: Tani jemi të dy këtu ne. Po të ndodhi vrasje ti e di që po mua do ma mbështjellin ata.

Spartak Koka: Këtë nuk e di unë.

Talo Çela: Po do ma fusin mua. Po ta them unë. Po deri sa të jesh te shtëpia e vëllezërve Haxhia… Problemi është këtu. Këto Zylyfi, këto Alibeaj që thua ti, pse i ndodhi Alibeajt edhe dyshohem unë për këtë, i bie që gjithë kalvarin e këtyre do t’i paguaj unë? Ç’a lidhje kam unë o vëlla im. Po ç’punë kam me këta unë. Unë nuk kam kontakt me ata. Unë si fytyra i njoh, unë nuk kam muhabet.

Spartak Koka: Z.Çela, më 1 Gusht 2019 është vrarë në mes të Durrësit Feriz Bardhi në lagjen Nr.18. E njihni këtë person? Dhe çfarë ju lidh juve me këtë vrasje?

Talo Çela: Kush është ky Feriz Bardhi, ku i njoh unë këta. Ç’punë kam unë në Durrës. /klanplus