Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
Sipas asaj që bën të ditur AMP arrestimi i tij është kryer, pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, i arrestuari është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me personat A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës.
Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë./tvklan.al