Kadri Shala, i dyshuari kryesor për vjedhjen e Thesarit të Kosovës pritet të dorëzohet në Policinë e Shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga vëllai tij, Bedri Shala, i cili në një prononcim për Klan Kosova shprehet se dorëzimi pritet të bëhet brenda të martës.

Pritet të vijë nesër në mbrëmje, ai po do me të vijë e të sqarojë vetës situatë”, ka thënë vëllai i të kërkuarit. Mësohet se Kadri Shala, i cili është pronar i “LDA-Group”, për momentin ndodhet në Turqi por nuk do qëndrojë shumë gjatë në arriti pasi do kthehet për tu përballur me drejtësinë.

Shala akuzohet si i dyshuar kryesor për vjedhjen 2 milionë e 77 mijë Eurove nga Thesari i Shtetit, pasi ka pranuar në llogarinë e tij disa transaksione të dyshimta.

Nga ana tjetër lidhur me këtë ngjarja në kërkim është shpallur dhe Valon Shala, i cili nuk pritet të dorëzohet. Ai pretendon se nuk ka fare lidhje me ngjarjen, pasi prej muajit Gusht ka qenë në Zvicër.

Për vjedhjen e Thesarit të Kosovës në pranga është Labinot Gruda, i cili pritet të përballet me drejtësinë. Vjedhja e Thesarit të Kosovës është zbuluar javën e ardhshme dhe nga Ministria e Financave është njoftuar se janë kryer disa transaksione të dyshimta, duke derdhur në llogarinë e kompanisë “LDA-Group” më shumë se 2 milionë Euro./tvklan.al