Rrezikon jetën e policëve, efektivet shtrijnë në tokë gazetarin

Ky është momenti kur një grup efektivesh policie ndaluan një person të dyshuar se shpërndante drogë, pranë vendit të njohur si Oxhaku në Tiranë. Pas thirrjeve të vazhdueshme të policëve, personi në makinë nuk u bind, por vendosi të largohet nga vendi i ngjarjes, duke vënë në rrezik jetën e njërit prej policëve.

Vetëm pas disa minutash ndjekjeje nga ana e policisë, u bë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij. Sipas bluve të Tiranës bëhet me dije se në automjet atij iu gjet 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë.

Por ngjarja e sotme u shoqërua edhe me një incident nga ana e uniformave blu. Ky ka qenë momenti kur gazetari Ergys Gjencaj u ndalua teksa po filmonte me celular të gjithë aksionin e policisë.

Për këtë incident policia sqaron se po verifikon respektimin e procedurave gjatë ndërhyrjes në operacion për gazetarin Ergys Gjençaj.

Tv Klan