I fejuari e braktisi përpara dasmës për shkak të shtimit në peshë

I fejuari e braktisi përpara dasmës për shkak të shtimit në peshë

09:55 22/01/2019

Një modele pretendon se i fejuari e braktisi disa ditë para martesës me justifikimin se ajo kishte shtuar disa kilogramë pas përdorimit të ilaçeve që merrte për tumorin në kokë. Emily Nicholson 24 vjeç thotë se Jamie Smith i dha fund lidhjes së tyre duke folur vetëm në Facebook Messenger.

24-vjeçarja nga New York ishte transferuar në Australi në vitin 2012 me familjen e saj dhe pati një karrierë të suksesshme si menaxhere e lokaleve para se diagnostikohej me kancer në vitin 2016.

Nga ana tjetër, Jamie thotë se ishte Emily që i dha fund lidhjes së tyre dhe mohon që kjo të ketë ndodhur për shkak se 24-vjeçarja kishte shtuar në peshë.

Pasi mjekët i thanë Emilyt se kishte edhe një vit jetë, ata vendosën që të martoheshin sa kishin akoma kohë. Por një javë përpara datës së martesës, 24-vjeçarja thotë se Jamie i dha fund lidhjes së tyre përmes komunikimit në Facebook Messenger.

“Ishte e tmerrshme. Ai e bëri shumë të qartë se nuk më donte më. Tani nuk ndjej asgjë për të. Ai më lëndoi, por tani nuk ka më arsye që të mërzitem”

, shprehet Emily.

Mamaja e vajzës thotë se u zhvendos në Australi së bashku me të për një jetë më të mirë. Në fillim çdo gjë shkonte mirë dhe Emily ishte e suksesshme në punën që bënte. Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur 24-vjeçarja u diagnostikua me tumor në kokë.

Emily tashmë e ka sfiduar sëmundjen e saj, duke tejkaluar edhe kohën që i dhanë mjekët. Por, askush nuk e di se sa kohë i mbetet asaj për të jetuar. Së bashku me familjen u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar. Familjarët po përpiqen të mbledhin fonde për të blerë një vaksinë që kushton 30 mijë Paund.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT