Një tjetër pasion veç muzikës për Sergein është palestra. Ish-konkurrenti i “Love Island Albania” tregon sot në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” se është ushtruar që kur ishte adoleshent.


Ai thotë se veç ushtrimeve në palestër, bën dhe boks. E teksa na flet për obsesionin e tij ndaj një trupi të bukur e të shëndetshëm, ai ka një notë për secilin nga ishullorët, për pamjen e tyre.

Sergei Canaj: Nga 1 në 10, Salionit i jap notën 3. Aleksandro 2 në 10, Stivi 1 ose 0.5. Gleni 6, Arlindi 7, Haris 5, Everaldo 4, Ilda 0, Artemis 6, Amadea 5, Iris 6, Xhoana 2, Sofiela 3.

Sergei shprehet po ashtu se ushtrohet 6 ditë të javës, thuajse 3 orë në ditë.

“Aktiviteti fizik për mua është shumë i rëndësishëm, ushtrohem gati 3 orë në ditë. Nëse nuk kryej një aktivitet fizik gjatë ditës, nuk jam zgjuar akoma. Stërvitem 6 herë në javë. Një nga esencat e Sergeit është palestra. Kam punuar me pjesën e shpinës, jam munduar të ushqehem me proteina dhe karbohidrate. Jam motivuar nga filmat që kam parë, ka nisur herët që në klasë të 7-të, duke u marrë me paralele dhe derisa arrita në fizikun që doja, mund të quhem instruktor. Me boks kam qenë on-off për rreth një vit.”/tvklan.al