Gjykata e Shkodrës u blindua sot nga FNSH-ja dhe forcat e Policisë, pasi para gjykatësve shkoi Safet Bajri, i arrestuari i grupit Bajri, i cili u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, për akuzat që rëndojnë mbi të në Belgjikë.

Ai u arrestua bashkë me 10 persona të tjerë, por do jetë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që do të vendosë masën e sigurisë për ta. Kurse për Safet Bajrin vendosi Gjykata e Shkodrës, pasi sipas një procedure, ai duhet të njihej me dosjen nga Belgjika përmes kësaj trupe juristësh.

Më 25 janar 2017, Safet bajri (Rustemi) u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel.

Më 22 shkurt 2014, ai u dënua sërish nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh, si kreu i një bande kriminale që merrej me importin dhe trafikun e drogës.

Po të njëjtën ditë, ai u dënua me pesë vjet burg për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.

/tvklan.al