Kep Arapi akuzohet për planin e atentatit ndaj Xhevdet Plakut
“I forti i Sukthit” Rexhep Rapi, i njohur si Kep Arapi, kërkon ndryshim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posame duke argumentuar se për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të qëndrojë në qeli. Ky ishte pretendimi, që u ngrit në sallën e gjyqit nga avokatët e Rapit. Pasi ka dëgjuar edhe argumentat e SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë një grup ekspertësh nga IML për të caktuar gjendjen shendetësore të tij.
Nësë grupi i mjekëve përcakton se Kep Arapi nuk mund të qëndojë në qeli atëherë gjykata duhet që t’i ndryshojë atij masën e sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë. Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut i njohur si “Akili”.
Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar në komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar. Po atë ditë Akili ka dalë nga komisariati në orën 20:10 të mbrëmjes nga dera e pasme. Sipas SPAK Dedan Gjoni ka njoftuar në WhatsApp Dejvi Gjermëni. Ky i fundit ka sinjalizuar Algert Rapi dhe Kep Arapin, që kishin organizuar me njerëzit e tij për të kryer vrasjen Xhevdet Plakut.
Atentati dështoi pasi Dejvi Gjermëni, kishte frikë se mos zbuloheshin pasi ish-polici Dedan Gjoni e kishte lajmëruar në aplikacionin WhatsApp dhe jo në Sky Ecc. Kep Arapi kërkonte të ekzekutonte në shenjë hakmarrjeje Xhevdet Plakun, për shkak se e akuzonte si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapi në vitin 2000 në Savona të Italisë.
Klan News