Bashkimi sot ka qenë përballë shokut të tij të burgut Fatmirit në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare. Ai është sjellë në këtë senacë ndërmjetësimi nga Fatmiri që kërkon lekët e dhëna borxh, rreth 10 milion lekë. Bashkimi është denoncuar nga ish-gruaja e tij për dhunë psikologjike dhe ka bërë 21 ditë ditë burg. Kur shkoi në shtëpi ai nuk gjeti as 10 milion lekët as matrapikun, sqeparin etj. Bashkimi ka denoncuar vetëm humbjen e gjërave të tij, ndërsa humbjen e 10 milion lekëve nuk e kishte denoncuar, për këtë gjë Fatmiri i kërkon llogari sepse ato lekë janë të tijat dhe i do patjetër.                      

Eni Çobani: Sa herë je denoncuar për dhunë?

Bashkimi: 3 herë. Sapo dola nga burgu pas 21 ditësh që u hoq urdhëri i mbrojtjes, kur shkoj nuk i gjej lekët. Unë i kisha lënë në një sirtar tek dollapi.

Eni Çobani: Si i lini 10 milion lekë në sirtar?

Bashkimi: Unë në shtëpi nuk kam as kasaforta dhe as çelsa, unë kasafortë kam ndërgjegjien, logjikën dhe ndershmërinë që t’i kyç lekët.

Eni Çobani: Kush t’i mori paratë?

Bashkimi: Në shtëpi ishte vetëm ish-gruaja.

Eni Çobani: E ke denoncuar vjedhjen?

Bashkimi: Jo.

Eni Çobani: Ti zoti Bashkim i ke marrë 10 milion lekë Fatmirit, a ia ke marrë me dokument?

Bashkimi: Jo.

Eni Çobani: Tani kush është në rregull, Fatmiri apo Bashkimi? Ti ke denoncuar për vjedhjen e matrapikun, sqeparin siç thotë Fatmiri dhe për lekët nuk i ke thënë policisë. Nuk mund të denoncosh për humbjen e diçkaje nëse nuk e fakton dot.

Bashkimi: Prandaj nuk e denoncova.

Eni Çobani: Pra shqiptarët marrin para pa letra, dhe juve ju humbi matrapiku, sqepari, çekiçi dhe 10 milionshin e këtij zotërisë ti nuk e deklaron. Si është e mundur?

Bashkimi: Nuk e mohoj.

Eni Çobani: Shumë bukur, atëhere kjo po të merret si fakt. Ke pasur 10 milion në shtëpi ta dëgjojë gjykata dhe policia dhe ti nuk e ke denoncuar. 10 milionshi është i zotit Fatmir. Kush i mori lekët?

Bashkimi: Vetëm gruaja i kishte çelsat e asaj shtëpisë. Brenda vitit kam marrë 4 urdhëra mbrojtje dhe 5 muaj e gjysmë burg.

Eni Çobani: Pra domethënë që ju jeni i dhunshëm?

Bashkimi: S’ka asnjë fakt që jam i dhunshëm, po patë një gabim tek dokumentat unë do var veten. /tvklan.al