Është vënë në pranga nga Policia e Tiranës një 32 vjeçar i shpallur në kërkim.

Shtetasi me inicialet S. R., 32 vjeç, një person me precedentë kriminalë dhe i dënuar me katër muaj burg, u vu në pranga nga efektivët e komisariatit Nr. 1, të cilët pas sinjalizime të marra se fshihej në një banesë të marrë me qira, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata”.

32-vjeçari është më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.

 Ai ishte i shpallur në kërkim pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. /tvklan.al