Epidemia gripale ka vënë në alarm edhe Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në kryeqytet.

Vetëm gjatë një javë janë shtruar 130 të sëmurë kronikë.

Drejtori Perlat Kapisyzi thotë se fluksi ka ardhur në rritje edhe si pasojë e motit të ftohtë dhe se jo të gjithë rastet janë konfirmuar me grip.

Epidemia është në kulmin e saj, ndaj për t’i bërë ballë çdo fluksi, Spitali Universitar Shefqet Ndroqi, edhe me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë është venë tototalisht në funksion të urgjencave.

Në rang kombëtar numërohen 19 mijë të prekur në javë nga viroza dhe gripi stinor.

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të gripit, ndërsa 5 të tjerë janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në repartet reanimatore të Sanatorumit dhe Infektivit në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Tv Klan