I ftohti ekstrem thyen termometrin

I ftohti ekstrem thyen termometrin

20:31 15/01/2018

Mirë se vini në fshatin më të ftohtë në Tokë, ku temperatura mesatare në Janar është -50 gradë Celcius dhe qerpikët e banorëve ngrijë kur ata dalin jashtë.

Fshati i largët siberian i Oymyakon, është vendi me ngricë dhe mot të ftohtë të përhershëm, duke e bërë atë të pabanueshëm.

Së fundmi, atje është kaq ftohtë sa termometri i ri elektronik i këtij fshati, u thye pasi shënoi plot minus 62 gradë.

Zyrtarisht, shërbimi meteorologjik në vend shënoi minus 59 gradë, megjithatë banorë të zonës thanë se temperatura kishte shkuar deri në minus 67 gradë.

Termometri dixhital u instalua vitin e shkuar në Oymyakon, për t'u ardhur në ndihmë turistëve, por ai u thye kur shënoi minus 62 gradë.

"U thye sepse ishte shumë ftohtë"

, shkruajti "The Siberian Times". Në këtë fshat rus, sipas "DailyMail" jetojnë rreth 500 persona.

/tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI