Temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në mesin e kësaj jave

Edhe fillimi i kësaj jave do të jetë me mot të ftohtë, ku mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë me temperatura të ulëta.

Parashikohet që deri të mërkurën, luhatja e temperaturave të jetë jo shumë e ndjeshme. Mbetet mëngjesi i ftohtë, mesdita do të jetë me diell, vranësirat do të jenë kryesisht në pjesën e dytë të ditës dhe aspak problematike.”

Nga mesi i javës pritet të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe moti do jetë kryesisht me diell.

“Duke filluar nga e enjtja, e premtja, përfshirë fundjavën, do të kemi mjaftueshëm diell, por do të kemi edhe rritje të temperaturave në vlerat e mëngjesit, duke bërë që edhe zonat malore, vetëm disa zona të caktuara të jenë minus 1, ndërkohë që presim temperatura deri në 17 gradë. Mund të them se nis muaji Shkurt i ngrohtë, në temperatura relativisht të larta.” 

Ditet e para të muajit Shkurt do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura në rritje, ku në bregdet sipas sinoptikaneve do të shënohen edhe vlera 17 gradë Celsius.

Klan News