Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e motit të keq në vend. Vasil Mati 65 vjeç u gjet i pajetë në një parcelë në fshatin Çiflig të Korçës. Mendohet se ai po shkonte në këmbë drejt Manastirit të Çifligut ku punonte si roje.

65-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë nga një banor i zonës, i cili më pas njoftoi autoritetet. Edhe bashkëshortja e viktimës kishte nisur të kërkonte për të, pasi nuk i përgjigjej në celular.

Mjeko-ligjorët konstatuan se Vasil Mati kishte humbur jetën nga ataku kardiak si pasojë e temperaturave të ulëta. 65-vjeçari është viktima e dytë si pasojë e motit të keq. Javën e kaluar, një tjetër person ishte gjetur i pajetë në rrugë për shkak të kushteve atmosferike.

/tvklan.al