25-vjeçari Arbër Tivari që u plagos me armë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit, është arrestuar nga policia pas sendeve që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.

Uniformat blu i sekuestruan atij një automatik, një thikë, municion luftarak dhe një kapuç ngjyrë të zezë. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ndërkohë, 25-vjeçari ndodhet në spital ku po merr mjekim pasi u qëllua me armë. Autor i dyshuar i plagosjes së tij është Alket Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit për motive banale. /tvklan.al