Policia e Krujës në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë-Krujë. Ata arrestuan në flagrancë personat me iniciale A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, gjithashtu kanë arrestuar në flagrancë personat me iniciale:

R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në  oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike kanabis.

 O. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u ndalua personi me iniciale L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al