Policia e New York City ka publikuar një skicë të gruas, trupi i të cilës u gjet në dy çanta në një park në Bronx, pasditen e së premtes.

Ajo përshkruhet e mbushur në fytyrë, midis moshës 20 dhe 30 vjeç, rreth 150 cm e gjatë dhe me një peshë prej 79 kilogramë.

Hetuesit kanë gjetur kokën e gruas në njërën prej çantave dhe kjo i ka ndihmuar të përshkruanin atë në një skicë, që mund të çojë në identifikimin e saj, ka thënë një burim policor për Daily News.

Trupi i viktimës do ti nënshtrohet një autopsie për të përcaktuar dhe shkaqet e vdekjes.

Kufoma u gjet nga një punëtor parku, pasditen e së premtes dhe më pas u njoftuan zyrtarët e parkut si dhe punonjësit e policisë.

Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prill të vitit 2018, ku trupi i  26-vjeçares,Brandy Odom, u gjet në një park dhe pranë saj, në një kosh plehrash u gjet nga hetuesit një sharrë e vogël.

Ka qenë një tatuazh në gjoksin e majtë të  Odom-it, që bëri identifikimin e saj nga hetuesit. Deri më tani ky rast është ende i pazbardhur dhe asnjë person nuk është arrestuar lidhur me ngjarjen makabre.

/tvklan.al