Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.

Disa persona me maska kanë kanë goditur me grushta shtetasin me iniciale A.D dhe i kanë marrë një shumë monetare prej 10 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Baushi”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”,

Shtetasi A. D. ndodhej në banesën e shtetasit E. T. për të marrë shumën prej 10.000 euro, të cilën ia kishte dhënë borxh para disa kohësh.

Policia dyshon se borxhliu të ketë futur persona të tjerë për të marrë sërish paratë, sepse pak çaste pasi ka dalë nga banesa, personat e maskuar e kanë grabitur.

I lënduari mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tv Klan