Një gruaje i është hequr syri për shkak të një kanceri të rrallë vdekjeprurës. Emma Cousins, 34 vjeç, nga Sheffield, ka jetuar me një sy pasi u diagnostikua me kondrosarkomë mesenkimale në Prill 2018.

Ajo kishte vënë re se syri i saj i majtë po rritej dhe fryhej, kështu pas ditëlindjes së dytë të vajzës së saj ajo shkoi në spital për t’u kontrolluar.

Ema, e cila është nënë e një djali 11-vjeçar dhe vajzës pesëvjeçare, tha: Sytë e mi u shtrënguan dhe u ndjeva shumë e sëmurë. Doktori mendoi se ishte një gjakderdhje e vogël kështu që vizitova një okulist i cili më pyeti nëse kisha ndonjë selfie në telefonin tim të shumë viteve më parë. Pasi ai i pa fotot, u shpreh se syri im ishte rritur vazhdimisht.

Ajo bëri një skanim MRI i cili gjeti një tumor të madh që rritej pas syrit të saj dhe në Prill 2018 u mor një biopsi për të parë nëse mund të shpëtohej.

Fatkeqësisht asgjë nuk mund të bëhet dhe ajo u diagnostikua me një lloj kanceri të rrallë dhe duhet të humbiste syrin.

Kur doktori i dha lajmin, ajo nuk mund ta pranonte sepse ishte shumë e re për të hequr syrin. Mjeku i tha se është personi i vetëm në Angli që po heq syrin nga një sëmundje e tillë dhe se kimioterapia nuk do të funksionojë.

Doktori e porositi që të mos kërkojë për sëmundjen e saj në Google, por ajo nuk e dëgjoi dhe pasi hyri në internet, lexoi shumë gjëra që e tmerruan, ku një ndër to ishte se kanceri mund të përhapet në mushkëri dhe të shkaktojë vdekje.

Në Qershor 2018, ajo e hoqi syrin përmes një operacioni.  Fatmirësisht, Emma e kaloi operacionin e vështirë dhe filloi një kurs gjashtë-javor të terapisë me rrezatim, i cili shkaktoi djegie në lëkurën e saj.

Fatkeqësisht ajo pati një reagim ndaj trajtimit dhe përfundoi në ICU e lidhur me një ventilator pasi luftoi simptomat dobësuese të lidhura me sklerozën e shumëfishtë e cila e la atë plotësisht të paralizuar.

“Unë as nuk mund të flisja, ishte sikur të isha mbyllur plotësisht në trupin tim, nuk isha në gjendje të komunikoja asgjë”, u shpreh Emma.

Mjekët e saj u mahnitën nga përmirësimi i saj dhe ishte shumë e paqartë për ta se pse Emma vuajti kaq shumë pas operacionit. Sapo e pa veten me një sy, Ema kuptoi se dukej ndryshe nga të tjerët.

Ajo tha: Gjëja e parë që mbaj mend të mendoja ishte reagimi im, nuk mu duk aq keq sa mendoja. Unë tani po përpiqem ta jetoj me pamjen time.

Me kalimin e kohës, një vrimë e vogël u krijua, për të cilën mjekët besojnë se ishte shkaktuar nga rrezatimi që është zgjeruar.

Ema tha: Për shkak se rrezatimi ka vrarë venat në folenë time, ata furnizojnë lëkurën me gjak dhe për shkak se gjaku nuk mund të arrijë në zonën, lëkura vdes dhe prandaj është bërë kjo vrimë. Unë duhet të qëndroj larg një pishine pasi mund të mbytem.

Pavarësisht vuajtjeve të saj, ajo ka marrë vëmendje globale në TikTok me videot e saj. Një video mori 15 milionë shikime, me mijëra fansa që e përgëzonin.

Ema gjithashtu tregoi truket e saj unike, ku arrinte të frynte qirinj përmes vrimës që i është krijuar tek syri i hequr.

Tani, mamaja po përqendrohet në vazhdimin e shërimit të saj, i cili duhet të përfshijë një procedurë që merr një pjesë të lëkurës nga këmba e saj për të mbuluar vrimën e krijuar tek syri i hequr. /tvklan.al