Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare tashmë ndodhet në spitalin e New Yorkut, pasi i është djegur rreth 30% e trupit të tij. Ditën e shtunë ai, e fejuara dhe një kushëri i tij ranë pre e një sulmi të pazakontë në një tren, teksa një burrë u hodhi sipër një lëndë djegëse që e mbante në një filxhan.

I mbuluar me fasha 23-vjeçari Petrit Alijaj ka thënë për New York Post nga spitali ku po kurohet, se u dogj pasi doli para sulmuesit për të mbrojtur të fejuarën e tij.

Petrit Alijaj i mbuluar me fashë, po merr shërbimin mjekësor ne spital pasi i është djegur 39% e trupit.

“Unë mbrojta të fejuarën time me trupin tim. Tani nuk kam aq shumë dhimbje por më parë ato ishin, O Zot , të pa durueshme,” ka thënë i riu me origjinë shqiptare.

Ai më tej ka treguar të gjithë dinamikat e ngjarjes duke demonstruar skenën e të shtunës në tren.

“Sulmuesi kishte një filxhan të mbushur me diçka brenda, vaj ose diçka tjetër e ngjashme, me pak fjalë ishte një lëndë djegëse, bëri zjarr dhe e hodhi të gjithën në tren,” ka treguar më tej ai.

Në disa video dhe foto të qarkulluar në internet duket i riu me këmishën e hequr, ai tregon se turpi i tij mori flakë dhe se u përpoq që ta shuante. Më tej 23-vjeçari ka përcjellë për mediat rezultatet mjekësore për gjendjen e tij shëndetësore ku shprehet optimist dhe se tashmë është në një gjendje më të mirë shëndetësore.

Ai është shprehur së në fillim mendoi se djegia nuk kishte aq serioze por kur mbërriti në spital pa se kishte djegie të thella në qafë, vesh, gjoks, krahë dhe në dorën e majtë.

“Mjekët më kanë thënë se është djegur rreth 30% e turpit tim. Po unë nuk mendoj se është 30%, ndoshta më shumë se 10%. Falë Zotit fytyra ime ka shpëtuar dhe nuk është djegur,” përfundon 23-vjeçari.

23-vjeçari shqiptar, Petrit Alijaj i cili u dogj nga lënda djegëse teksa u përpoq te mbrunte dashurën e tij.

Ndërkaq autoritet lokale kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e agresorit që bëri sulmin e pazakontë në tren. Ai është 49-vjeçari Nile Tayor, i cili u arrestua disa minuta pas sulmit, në tentativë për t’u arratisur.

Nile Tayor 49-vjeçari i cili hodhi lëndë djegëse ne tren.

Sulmi i së shtunës është i dyti në radhë, që një person hedh lëndë djegëse në tren ndaj qytetarëve të tjerë, pasi një sulm tjetër i ngjashëm ka ndodhur në shkurt të po këtij viti./tvklan.al