Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mbrëmjen e së martës kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese në zonën e Laprakës.
Shkak i hedhjes së lëndës djegëse nga dy të prangosurit e moshës 17 dhe 16 vjeç, dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta që ata kishin me të pronarin e banesës ku u hodh benzina.
Identifikimi i të arrestuarve erdhi falë analizimit të pamjeve filmike në zonë, si dhe ndjekjes së itinerarit të lëvizjes së autorëve si para dhe pas ngjarjes.
Tv Klan