Një çift në Brazil është arrestuar, pasi i kanë hequr fëmijën një gruaje shtatzënë. Trupi i Mara Cristiana da Silva u gjet i lidhur pas një peme dhe stomaku i saj ishte prerë për ti nxjerrë foshnjën. Da Silva ishte tetë muajsh shtatzënë në kohën që çifti ka kryer krimin.

Mara Cristiana da Silva

Ngjarja ka ndodhur në juglindje të Brazilit. Angelina Rodrigues, e cila ka kryer krimin së bashku me burrin e saj ëndërronte të kishte një vajzë të vogël, kanë thënë njerëzit e afërm të viktimës, pasi kanë marrë vesh për ngjarjen e rëndë.

Mjekët që ndiqnin gruan filluan të shqetësoheshin, pasi ajo nuk po shkonte më për kontrolle. Pa zbulimit të ngjarjes, policia arrestoi zonjën Da Silva si dhe bashkëshortin e saj, edhe pse ajo tha se e kishte kryer e vetme krimin, por autoritetet nuk besonin se mund të kishte vetëm.

Nga hetimet ka rezultuar se krimi ishte paramenduar prej muajsh nga çifti, pasi ata i qëndronin afër gruas shtatzënë.

Sipas policisë, trupi i zonjës Da Silva u gjet tek një pemë e lidhur me tela me gjemba rreth qafës së saj dhe me prerje në bark ku i është nxjerrë fëmija.

Foshnja është dërguar në spitalin e Sao Lucas në Patos de Minas, ku është duke u trajtuar, pasi ka marrë një plagë në kokë gjatë kohës që është nxjerrë me forcë.

/tvklan.al