Shpallet në kërkim një 27-vjeçar me precedentë

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e një nate më parë, ku Rexhep Terziu mbeti i plagosur më armë zjarri, nga një person i cili i kishte shkuar për të grabitur banesën e tij.

Autori i plagosjes është Astrit Thaçi, banor i zonës së plazhit, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

27-vjeçari është shpallur në kërkim ndërsa në cilësinë e provës materiale, uniformat blu kanë sekuestruar automjetin që ka përdorur autori i dyshuar, një palë veshje dhe prova të tjera që shërbejnë për dokumentimin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 të së Hënës.

Rexhep Terziu u qëllua me armë zjarri në tentativë për të ndaluar grabitësin që ishte futur në oborrin e banesës së tij.

Ai mori një plumb në këmbë pa rrezik për jetën, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendngjarja, pa mundur të marrë asgjë nga banesa.

Tentativa e grabitjes në plazh, vjen pas asaj që ndodhi pak ditë më parë, në një filial banke të dhënies së kredive si dhe një sërë apartamentesh përgjatë tre muajve të fundit.

Tv Klan