83-vjeçari ka pësuar pneumoni në mushkëri

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 dy ditë më parë.

Kavalierit 83-vjeçar, pneumonia i ka prekur të dyja mushkëritë që i është shkaktuar nga infektimi me koronavirus, siç rezultoi nga analizat që iu nënshtrua në spitalin San Rafaele të Milanos, ku u dërgua në orët e vona të së enjtes.

Familjarët thanë për mediat se ish-Kryeministri pati vështirësi në frymëmarrje, ndërsa analizat treguan se polmoniti ishte në fazat e para çka jep shpresë për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk ka qenë nevoja e shtrimit në terapi intensive edhe pse frymëmarrja e tij po ndihmohet me oksigjen.

“Perandori” i medias italiane iu nënshtrua testeve të COVID më 2 Shtator pas kthimit nga pushimet e Gushtit në vilën e tij në brigjet mesdhetare të Sardenjës. Javët e fundit, në këtë ishull ka pasur shtim të ndjeshëm të rasteve të infektimeve me koronavirus, pas dyndjeve të pushuesve nga e gjithë Europa.

Tv Klan