Me pjesën e dytë të episodit 113 dhe episodin e 114 që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Televizionin Klan përfundon edhe seriali i rekordeve, “I Infiltruari”.

Megjithëse Sarpi e ka arrestuar Xhelalin, nuk do të jetë e thjeshtë për të ta kyçë në burg. Davuti, i cili është në dijeni të çdo lëvizjeje, do të bëjë gjithçka kundër vëllezërve ta arratisë atë.

Familja Yilmaz më në fund është bashkuar. Fusun shijon gëzimin e bashkimit të djemve të saj Sarp dhe Umut, ndërsa ky i fundit përgatitet pa humbur kohë t’i propozojë për martesë Eylemit.

Këtë gëzim të madh e prish Xhelali, i cili kthehet për hakmarrje. “Ujku plak” kthehet në pikën ku fillon e gjithë historia duke përgatitur edhe fundin e tij.

Kjo do të jetë edhe larja e fundit e hesapeve mes Xhelalit dhe vëllezërve Yilmaz. Për me tepër, nga ora 20:10, në Tv Klan.

/tvklan.al