Vetëm 4 episode kanë mbetur nga “I Infiltruari”, serialit tepër të ndjekur turk që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan.

Këtë fundjavë, në datat 15 dhe 16 Shtator, do të keni mundësinë që të ndiqni episodet e mbetura, 2 në secilën ditë.

Kështu, të shtunën duke nisur në orën 20:05 deri në 21:40 do të mund të ndiqni 2 episode. Ndërsa të dielën, nga ora 22:00 deri në 23:30, do të mund të ndiqni 2 episodet e fundit të këtij seriali, që mbajti të mbërthyer para ekranit të Televizionit Klan publikun shqiptar.

“I Infiltruari”, (Içerde) është një superprodhim turk, që nisi transmetimin në Shtator të vitit 2016 në Turqi dhe ka thyer të gjitha rekordet, duke u renditur si më i shikuari në vend.

Ky serial gëzon nivelet më të larta të shikueshmërisë së viteve të fundit në Turqi dhe është seriali turk më i shikuar i të gjitha kohërave në YouTube.

“Içerde” është një prodhim i kompanisë së produksionit “Ay Yapim”, kompani që ka prodhuar edhe serialet më të pëlqyera nga shqiptarët si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri e ndaluar”, etj. 

/tvklan.al