Homzhet

Është përcjellë për në banesën e fundit bankieri 58 vjeçar Artan Santo i vrarë në një atentat mafioz një ditë më parë.

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë, krerët më të lartë të politikës dhe njerëz të biznesit e artit kanë bërë homazhe në nderim të tij.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, ish -kryeministri Fatos Nano, ish -kryetarja e kuvendit, Topalli dhe shumë  politikanë e personalitete i kanë dhënë Santos lamtumirën e fundit.

Rreth orës 16 :00 kortezhi mortor u është drejtuar varrezave të Sharrës ndërsa është ndalur vetëm pak çaste para selisë së bankës ku Santo nuk mundi të hyjë dot mëngjesin e së enjtes

TV KLAN