Mbyllet ceremonia e Mbretëreshës Elizabeth II

Kështjella Uindsor ishte ndalesa e fundit e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Trupi i saj do të prehet në kapelen e kështjellës Shën Xhorxh pranë bashkëshortit të saj.

Ky është momenti kur arkmorti i saj ulet ngadalë në kasafortën e kështjellës. Këto të shtëna topash, më herët ditën e sotme ishin përshëndetja e fundit për mbretëreshën Elizabeta e Dytë.

Mbi 200 udhëheqës nga e gjithë bota ishin të pranishëm në ceremonitë, përfshirë presidentin amerikan Xho Bajden, ai francez Emanuel Makron, ish-monarku i Spanjës Huan Karlos, por edhe kryeministrja britanike Liz Trass dhe pararendës të saj si Boris Xhonson e Toni Bler. Shërbesa e fundit fetare nisi në orën 11 me orën lokale në Kishën e Uestminsterit, ku arkivoli i mbretëreshës mbërriti i vendosur sipas traditës mbi shtratin e topit i shoqëruar nga qindra pjesëtarë të gardës mbretërore dhe ushtrisë.  

Përpara familjes mbretërore, kryeministrja Liz Tras lexoi edhe pjesë nga psalmet, sipas ritualit të kishës anglikane në krye të së cilës qëndroi për 70 vite Elizabeta e dytë,. 

Gjatë shërbesës, londinezët mbajtën 2 minuta heshtje. Rreth 4 miliardë njerëz në mbarë botën kanë ndjekur nëpërmjet ekraneve furneralin e monarkes më jetë gjatë në Mbretërinë e Bashkuar .

Varrimi i mbretëreshës do të kryehet si një shërbim privat familjar jashtë vëmendjes së mediave. Teksa trupi i saj  përcillej për në banesën e fundit me qindra banorë kanë hedhur lule dhe kanë brohoritur në nder të saj.

Tv Klan