Amerikanët i dhanë lamtumirën ish-Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, i ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 94-vjeçare.

Në ceremonin e zhvilluar në Capitol, morën pjesë figurat më të lartë të shtetit, mes tyre edhe Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania. Trump bëri homazhe përpara arkivolit të Bushit, të mbuluar nga flamuri amerikan.

Mediave nuk u shpëtoi as mallëngjimi i djalit të George H.W. Bush, presidentit të 43-të, George W. Bush. Flamujt amerikanë qëndrojnë prej së shtunës në gjysmë shtizë, në nderim të ish-presidentit.

Tv Klan