Gjenet e bukurisë nuk janë e vetmja gjë që Adelina Tahiri ka trashëguar nga mamaja e saj. në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ajo thotë se e ëma e ka mësuar të jetë një amvisë shumë e mirë shtëpie. Nga ana tjetër, Adelina dëshiron shumë që të zbulojë  një sekret nga nëna e saj.

Adelina Tahiri: Nga mamaja, unë jam një shtëpiake shumë e mirë. Njerëzit nuk e besojnë, unë jam e fiksuar shumë me pastrimin, por pafund shumë. Unë kam dy ndihmëse në shtëpi dhe unë punoj barabar me to. Pastroj këpucët.

Rudina Magjistari: Që i  ke dhe ato pikë të dobët mesa di unë?

Adelina Tahiri: Po, po i pastroj të gjitha, pastroj çantat, çdo gjë. Jam e fiksuar. Nuk është gjë e mirë se si e bëj, por nuk e kontrolloj dot dhe gatuaj gjithashtu shumë mirë, ashtu jam rritur nga mami. Do doja shumë, mami është shumë e afërt me mua dhe me motrën,  unë nuk kam sekrete, kurrë s’kam pasur dhe do doja shumë ta kisha këtë gjë te vetja se e ndihmon shumë fëmijën kur ti je i afërt dhe fëmija nuk ka frikë dhe ta thotë çdo gjë ty dhe kërkon mendim nga ty. Do kisha dëshirë shumë të madhe ta kisha edhe unë këtë gjë, por duhet ta pyes për sekretin se si është ajo.

Pas videomesazhit të motrës, Dianës, ka ardhur momenti që Adelina të surprizohet sërish dhe këtë herë,  dërguesja është mamaja e saj

“Adelina, princesha e mamit! Ti e di  që të dua shumë. Çdo fjalë për ty është e pakët. Të kam pëkrrahur tërë jetën dhe do të të përkrah. Të dua shumë, më mungon dhe kthehu shpejt në shtëpi”.

Adelina Tahiri: Mami është pika ime e dobët. Unë çdo gjë që kam në jetë, falë karrierës, jetës, çdo gjë ia dedikoj asaj dhe babit dhe i dua shumë. Sidomos mamin./tvklan.al