Ardita në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka rrëfyer se ka ardhur në jetë nga dy prindër shurdhmemecë dhe fëmijëria që ka kaluar së bashku me vëllezërit ka qenë shumë e vështirë. Ardita është rritur nga gjyshërit e saj sepse mamaja shurdhmemece pa dashje fëmijën e parë e ka mbytur duke i dhënë gji gjatë natës pasi ajo nuk dëgjonte dot të qarat e fëmijës. Kështu për mos rrezikuar dhe jetën e saj, gjyshërit e rritën Arditën. Kur u detyrua të kthehej tek shtëpia e prindërve pas disa viteve, ajo nuk ishte e lumtur dhe nuk përshtatej dot më prindërit. Dëshironte që të jetonte me gjyshërit.

Ardit Gjebrea:  Çfarë ndodhi me prindërit e tu?

Ardita: Unë në shkollë të mesme rashë nga mësimet, nuk doja të studioja më, e dija që një të ardhme për shkollë të lartë nuk kisha sepse nuk kishte kush të ma siguronte. Unë shikoja që gjërat e nevojshme nuk po më plotësoheshin. Neve njerëzit nga thoshin, juve duhet të bëheni të mirë sepse i keni prindërit shurdhmemecë.  Po si të bëheshim të mirë, kush do na i mësonte këtë të mirë?

Ardit Gjebrea: Bullizmi ekzistonte tek ty?

Ardita: Në disa raste po, për shembull ti ke prindërit memecë, babi jot nuk vishet mirë, do mbetesh pa martuar. Njerëzit tërhiqeshin sepse mendonin që do bëja fëmijë siç ishte mami me babin. Unë u njohja vetë me bashkëshortin Indritin, që në momentin e parë ai më tha ata janë prindërit e mi tani e tutje dhe e ka mbajtur fjalën. Ardita ka 10 vite që është martuar dhe ka ikur në Itali, por para 3 vitesh babai i saj i vdiq nga një infarkt në zemër në moshën 47 vjeç. Asaj i ka ngelur peng që tani që u rrit së bashku me dy vëllezërit e saj, tani nuk patën dot mundësi të kujdeseshin si duhet për prindërit. 6 muaj pasi i vdiq i ati, bashkëshorti i thotë Arditës që të marrë të ëmën dhe vëllain e vogël me vete dhe të largohen nga fshati. Ky gjest i bashkëshortit i pëlqeu shumë asaj dhe tani prej 3