Haris doli për një takim me Eridën, vajzën më të re që do ti bashkohet vilës së dashurisë. Ajo zgjodhi Harisin për takimin e saj të parë sepse i pëlqejnë meshkujt brun me sy të zinj.

Në klipin prezantues ajo tha:Kam ardhur në Love Island me synime të qarta, do dal në takim me ishullorin më xheloz në vilë.

Haris sigurisht është shumë kurioz që ta di përse Erida e zgjodhi.

Haris: Pse më zgjodhe mua për takim të parë?

Erida: Të zgjodha sepse je shumë simpatik, i edukuar dhe përshtatesh me tipin tim.

Haris nuk nguroi t’i tregojë Eridës që të preferuarat e tij janë brunet, por pa problem mund të dalë me Eridën sepse është shumë e bukur.

Erida: A je i hapur për njohje të reja?

Haris: Unë jam shumë mirë me Amadean, ajo i ka të gjitha çfarë dua nga një vajzë, për momentin jemi shumë mirë.

Ndiqni episodet ditore të Love Island Albania çdo ditë në orën 18:20, në Tv Klan./LoveIslandAlbania