Kjo është banesa, tashmë e rrënuar nga tërmeti ku jetojnë bashkëshortët Mrike dhe Nur Noka. Në fshatin Liz të Fushë Krujës ndodhet familja Noka, e cila para tre muajsh ka humbur njërin nga 3 djemtë, Blerimin në moshën 33-vjeçare.

Në kushte tepër të vështira jetese, midis baltës dhe duke përballuar të ftohtin, për ta çdo ditë e re është një sfidë më shumë, më të cilën duhet të përballen.

“U bënë 40 vjet këtu. burri pa punë. Djali u nis për punë e ngeli atje bashkë me babën e vet. I ka vdekur në dorë djali”, tregon zonja Noka.

Të ardhurat e tyre janë të pakta, çka mund të shesin nga prodhimet e kafshëve që mbajnë. Ishte kjo ndër arsyet që shtynë 2 prej burrave të shtëpisë të merrnin rrugët e emigracionit, por e njërit prej tyre do të ndërpritej në mes.

Klan Plus