Pas prezantimit të temës së ditës të programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gazetarja Ermelinda Ndoja ‘rrëmbeu’ disa sekonda për të ndarë një dedikim të veçantë. Babai i saj feston ditëlindjen dhe ajo e uroi përmes ekranit duke e quajtur “dashurinë më të madhe”. Por moderatorja Katerina Trungu zbuloi se ditëlindjet e gazetares dhe babait të saj, janë fare pranë pasi ajo e ka festuar më 18 mars.

Ermelinda Ndoja: Dua të bëj një urim për babin tim që sot  ka ditëlindjen, i uroj edhe 100 vite të lumtura! Ndjesë se dola dhe ju ndërpreva…

Katerina Trungu: Jo, ç’e vret mendjen, kjo është arsye e bukur. Edhe 100!

Ermelinda Ndoja: Edhe 100 vite të lumtura babit tim, është dashuria ime më e madhe, është bekimi i familjes sonë dhe i uroj jetë të gjatë e shëndet! Të paçim gjithmonë në jetën tonë!

Katerina Trungu: E paskeni ditëlindjen afër?

Ermelinda Ndoja: Po.

Katerina Trungu: Edhe 100 edhe ty, edhe pse ka kaluar, gëzuar ditëlindjen! Edhe Ermelinda ka festuar  ditëlindjen ditën e djeshme, e paskeni njëri pas tjetrit. E festoni bashkë?

Ermelinda Ndoja: Bashkë.

Katerina Trungu: Ka ndonjë lajm tjetër për të ndarë?

Ermelinda Ndoja: Jo, Katerina.

Katerina Trungu: Je e sigurt?

Ermelinda Ndoja: Asgjë, gjithçka nën kontroll./tvklan.al