Një burrë i pafajshëm është akuzuar gabimisht, u fut në burg dhe u dënua me vdekje. Atij iu komunikua se ka vetëm dy ditë jetë dhe më pas do të ekzekutohej. Brenda këtyre dy ditëve atij i duhet një plan arratisjeje. Ekziston një dritare e hapur, por është shumë e lartë dhe burri nuk është në gjendje ta arrijë atë. Disi, ai arriti të gjejë një lopatë, por i duhet 1 javë kohë që të gërmojë dhe të shpëtojë, cila është zgjidhja e tij?

Përgjigje:

I burgosuri duke gërmuar, mund të krijojë një grumbull të madh dheu dhe këtë mund ta përdorë për të arritur në dritare dhe për të shpëtuar. /tvklan.al