Një 52-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, iu gjetën lëndë plasëse, kapsolla dhe fitil zjarrpërcjellës.

Policia e Dibrës tha në një njoftim për mediat se është arrestuar në flagrancë Njazi Pilafi, banues në Peshkopi.

Atij iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila,  gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

52-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tvklan.al