Meri ishte finalistja që arriti t’i merrte zemrën Saimirit, protagonistit të “Love Story 1”.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” pas natës finale, Saimiri ka folur për planet e tij me Merin dhe si do të vijojë njohja e tyre.

I pyetur nëse i kanë prerë biletat për Gjermani, 33-vjeçari ka theksuar se do qëndrojnë në Shqipëri edhe për disa ditë.

“Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”, u shpreh veç të tjerash Saimiri.

Cila ishte më e vështirë, t’i thuash Generdës që ajo nuk ishte zgjedhja jote, apo t’i thoje Merit që e ke zgjedhur?

Më e vështirë ishte t’i jepja Generdës lajmin që…i urrej këto gjërat, këto lajmet e këqija. Më erdhi vërtetë shumë keq sepse kemi kaluar një kohë shumë të bukur, është një vajzë shumë e veçantë për mua.

Si do vazhdojë njohja jote me Merin?

Unë njohjen tani e kam pasur nëpërmjet kamerave dhe ne do njihemi me njëri-tjetrin pa kamera dhe të shohim.

I keni prerë biletat për Gjermani?

Të shohim, të takohemi këto ditë, të kalojmë pak kohë bashkë, do rri edhe disa ditë këtu./tvklan.al