Chloe Lawrence ishte një fëmijë normal që nuk kishte thyer kurrë ndonjë kockë, por në moshën 11-vjeçare trupi i saj nisi të bënte zhurma të mëdha kërcitëse.

Këto kërcitje të forta nisnin nga gjëra të thjeshta si e qeshura që i përktheshin në dhimbje të forta e të mprehta që shndërroheshin në kronike. Për shkak të tyre, Chloe mbetej për ditë të tëra në  krevat dhe humbi dy vite të arsimit 9-vjeçar.

Doktorët ia atribuan rritjes, pavarësisht se ajo mbeti në të njëjtën gjatësi, si dhe ankthit dhe e këshilluan familjen e vajzës që të priste. Ndërkohë Chloe vazhdonte të kishte dhimbje dhe zhurmat në ije nisën t’i ngjasonin një ‘topi bowling që binte në tokë’, madje shkonte deri te kupat e saj të gjurit të cilat dilnin nga vendi. Simptomat përparonin teksa në kycce iu shfaq lëkurë e varur që ajo mendonte se iu shkaktua nga shtimi në peshë.

Në moshën 22-vjeçare, ajo u diagnostikua me një sëmundje të rrallë  të hipermobilitetit, sindroma Ehler-Danlos. Kjo sindromë prek indet lidhëse të lëkurës, tendinave, enëve të gjakut, organeve dhe kockave duke rezultuar në rritje të lëvizshmërisë së kyçeve, lëkurë të brishtë dhe shumë elastike që çahet apo nxihet shpejt.

Nuk ka kurë për këtë sëmundje që prek 1 në 5000 njerëz, e më së shumti gratë, por fizioterapia ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të saj. Një diagnozë më e hershme do ta kishte ndihmuar Chloe për të trajtuar dhimbjet dhe të evitonte aktivitetet si yoga, që iu këshillua asokohe nga mjekët, e cila e përkeqson këtë sindromë.

Ehlers-Danlos, sipas një studimi në British Medical Journal, diagnoza është mjaft e zakonshme por nevojiten mesatarisht 8 vite më shumë për ta përcaktuar atë te gratë./tvklan.al