I kërkoi të dashurës të abortonte fëmijën, tani nuk pranon t’i japë atësinë së bijës



I kërkoi të dashurës të abortonte fëmijën, tani nuk pranon t’i japë atësinë së bijës

14:10 07/10/2020

Ditën e sotme emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka sjellë historinë e një nëne 29-vjeçare ku 3 vite më parë u dashurua me një djalë i cili e braktisi atë kur ishte shtatzënë. 29-vjeçarja vendosi ta sjellë në jetë fëmijën e saj, një vajzë 3 vjeç, por vështirësitë janë të shumta pasi ish-i dashuri i saj nuk pranon të mbajë asnjë përgjegjësi. Ka ardhur sot në studio për të kërkuar ndihmë sepse jeton në kushte të vështira dhe të ketë ketë disa lekë ekstra për të përballuar shpenzimet e fëmijës.

Mirela Milori: Si u njohët me babain e vajzës?

29-vjeçarja: U njoha me një djalë, pas 7-8 muajsh mbeta shtatzënë me atë. Ishim në prag të fejesës por vetëm unazat mungonin sepse nuk kishim mundësi që t’i blinim. Më la shtatzënë e më tha mos i trego prindërve sepse do e rrisim bashkë tha. Unë me atë mendje nuk i tregova familjes sime që isha shtatzënë fare. Pas disa kohësh më tha hiqe gocën se unë nuk e dua, unë dua dikë tjetër. E kam njohur përmes telefonit. Ma kishte gjetur numrin, më mori dhe më tha më ke ngelur fiksim dhe dalëngadalë u njohëm më shumë, folëm në telefon rreth një muaj më pas u takuam.

Mirela Milori: Si tu duk kur e takove për herë të parë?

29-vjeçarja: Në fillim nuk mu duk aq i mirë, pastaj avash avash po takoheshim më shpesh. Kjo ishte në dijeni të prindërve të mi dhe të djalit. Ne ishim të fejuar por nuk kishim bërë nishanet.

Mirela Milori: Sa muajshe ishe kur të kërkoi që ta abortoje fëmijën?

29-vjeçarja: Kam qenë në muajin e tretë. Ai më tha nuk e dua këtë fëmijë sepse nuk është për mua. Unë s’të dua më ty, dua një femër tjetër. Unë kam kohë me atë femër dhe të kam tradhëtuar. Unë nuk e kisha vënë re këtë gjë. Ndërkohë që fliste me mua, fliste dhe me atë tjetrën. Ajo është nga fshati i tij dhe ka dhe një fëmijë 1 ose 2 vjeç. Ai ishte lidhur me të para se të lidhej me mua. Prindërit e mi dhe të atij nuk ishin dakort për abortin, por ai tha nuk e dua dhe pikë ose nuk do mbaj përgjegjësi gjatë shtatzënisë dhe jetës.

Mirela Milori: Ti e mbajte vajzën, nuk e abortove dhe sot është 3 vjeç. A të ngjan ty?

29-vjeçarja: Jo i ngjan atij.

Mirela Milori: Po të të ngjante ty do ishte e bukur, sepse përballë kam një vajzë shumë të bukur pavarësisht ka një histori të rëndë për të treguar. Pasi linde, u njoftua babi i vajzës?

29-vjeçarja: Po, e njoftoi motra ime që ishte në shtëpi, i tha kemi çuar motrën në Tiranë për të lindur dhe i kishte thënë ok kur të vijë ajo këtu do vi ta shoh. Kur dola nga spitali tha, jo çfarë pune kam unë me të. Pra gënjente dhe mashtronte. As njerëzit e tij nuk erdhën të shihnin vajzën sepse ai i kishte ndaluar. E kam regjistruar vajzën pa baba, nuk e kam vënë emrin e tij.

Mirela Milori: Vajza nuk ka atësi, po nuk mendon se do vijë dita që do i duhet atësia, do i duhet mbiemri i të atit, do i kërkojnë dokumenta që do i duhet dhe atësia dhe mëmësia.

29-vjeçarja: Kur lindi vajza, babi foli me të por ai i tha jo, nuk e dua.

Mirela Milori: Ti do t’ja japësh atësinë vajzës?

29-vjeçarja: Kam hequr shumë dhe kur e kujtoj atë çast, nuk dua t’ja di fare për të. /tvklan.al




Të ngjashme