Ai është një ndër kardiokirugët më të suksesshëm shqiptarë, i cili i ka kushtuar jetën dhe profesionin fëmijëve. Historia e tij është mjaft frymëzuese dhe e bukur. Por sot, Altin Veshti ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan sëbashku me bashkëshorten e tij, Ana Lucia Ramazzini për të rrëfyer historinë e dashurisë.

Gjatë emisionit, ai tregoi detaje interesante nga lidhja me Ana Lucian dhe tha se pas një muaji lidhje ajo i kishte kërkuar Altinit që të takonte prindërit e saj. Duke marrë shkas nga traditat shqiptare mjeku tregon se në fillim ishte frikësuar, sepse kishte menduar se do t’i kërkonin të fejoheshin, por më pas kuptoi se ata thjeshtë donin të dinin me kë shoqërohej vajza e tyre.

https://youtu.be/bfQB2Jtqq48?t=4m49s

Njohja jonë ka qenë rastësore. Unë kam jetuar shumë vite në Itali dhe nga Italia shkova në Guatemala për të bërë një specializim më të organizuar në defektet e lindura të zemrës me babain e kardiokirugjisë pediatrike në botë. Pas një viti që punoja në Guatemala njoha rastësisht Ana Lucian në një restorant. Unë kisha ditëlindjen atë ditë dhe ajo po vinte me një shoqe të pinte kafe. Isha unë që e bëra hapin e parë dhe i fola sepse më mori mendjen të them të vërtetën. Më pas erdhi bëri një vizitë në spital, aty ku unë punoja. Kështu vazhdoi lidhja jonë derisa njoha edhe familjarët. Të them të drejtën pas një muaji pasi e njihja Ana Lucia më kërkoi që të takoja prindërit e saj, gjë që më frikësoi shumë se ne me mentalitetin e shqiptarit…, thashë po më fejojnë brenda muajit. Por ishte tjetër mentalitet, ata duan thjeshtë të njohin me kë del vajza dhe gjithçka më pas e vendosnim ne, jo ata. Pasi mbarova trajnimin, Ana Lucia më ndoqi në Amerikë, në Itali dhe më pas në Shqipëri”

, tregoi mjeku.

Ndërkohë bashkëshortja e tij tha se fillimet e saj në Shqipëri ishin të vështira, por tashmë gjërat për të kanë ndryshuar.

“Kur erdha në Shqipëri ishte e vështirë për mua, sepse nuk kisha çfarë të bëja. Nisa të kërkoj diçka për të bërë dhe avash avash gjërat u bënë mirë”,

tha Ana Lucia.

/tvklan.al