Një ndër personazhet publike që i janë bashkuar sfidës “Show me a photo of” ka qenë edhe Era Istrefi e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente nga jeta e saj private.

Ndjekësit kanë qenë kuriozë të njohin të dashurin e saj, kështu ata i kërkuan që të publikonte një foto me të.

Era i ka plotësuar dëshirën, por në foto shihet ajo dhe shumë para në duar. Në mbishkrimin e kësaj foto shkruan: “E martuar me paratë”.

Këngëtarja ka publikuar edhe disa foto të tjera ku tregon momentin kur ka qenë e mërzitur, pa make up, e dehur etj. /tvklan.al