Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai është Besnik Bungaja, i cili përdor edhe dy emra të tjerë, Besnik Leka dhe Astrit Leka.

Gjykata e Napolit në Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale pjesëmarrje në grupe kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

42-vjeçari Besnik Bungaja u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë.

/tvklan.al