Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka qenë në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndaj të arrestuarit me iniciale K.R. është vendosur masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Vlorës.

Ai u arrestua në sajë të informacioneve policore në rrugë operative, përmes të cilave u arrit që të lokalizohej dhe kapej.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al