I kërkuar për vrasje në tentativë, arrestohet 46-vjeçari

Foto ilustrim
Posta

I kërkuar për vrasje në tentativë, arrestohet 46-vjeçari

11:44 18/10/2019

Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar me iniciale A.R. të shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Uniformat blu u sinjalizuan nga qytetarët për vendndodhjen e të kërkuarit dhe organizuan punën për arrestimin e tij.

46-vjeçari tentoi të vriste me thikë një bashkëmoshatar më 6 Tetor. Ngjarja ndodhi në në lokal në lagjen “Partizani” pas një konflikti të çastit. I plagosuri me inicialet G.Ll. 46 vjeç mori dëmtime të rënda.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar edhe pronarin e lokalit i cili nuk njoftoi për ngjarjen e ndodhur dhe prishi provat në vendngjarje. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT