Zhulieta dhe Astrit, dy bashkëshortë kanë një konflikt të fortë mes tyre të cilin kanë ardhur ta zgjidhin me anë të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare”. Në seancën e ndërmjetësimit, bëhet i ditur problemi i shtëpisë së tyre, e cila, sot përdoret nga vëllai dhe kunata e zotit Astrit.

Situata është krijuar për shkak se Astriti, duke qenë në emigrim në Belgjikë së bashku me Zhulietën, i lë njërit prej vëllezërve një prokurë për të ndjekur hipotekimin e shtëpisë, por kjo nuk çohet deri në fund dhe në dokumente përfundojnë të firmosur emra të tjerë.

Astrit:Para 5-6 vjetëve, kemi ikur bashkë me këtë zonjën në Korçë.

Zhulieta: Po, kemi ikur, kemi ikur..

Astrit: Më fal tani, do më lësh të flas apo të iki? Kemi ikur bashkë në Korçë, me fjalën e dy vajzave që kam, mblodhëm ca lekë dhe iu kemi bërë, për respekt, varret atyre pleqve.

Zhulieta: Të nderuar qofshin, ia kemi bërë me gjithë zemër, hallall i paçin.

Astrit:Kjo, një ditë, m’i thotë vëllait, se dosjet ia kisha dhënë atij.

Zhulieta: Po se dosjen ata e kishin përsipër.

Astrit:Po më lër moj të flas, të sqarohem. Ia lashë Fatosit dhe i thotë kjo, e nderuara: “Ti vëlla, më jep çikë atë dosjen, dokumentat që ke” dhe ia dha, m’i kanë ruajtur si sytë e ballit për arsye se unë ata i kisha lënë me prokurë për të ndjekur këto gjyqe në Korçë. Kjo lexon, nuk e di se si, që prej asaj minuti që pa emrin e Donikës, më thërret mua dhe më thotë: “O ti maskara”, s’më lë llaf pa thënë.

Zhulieta: Ndaj nuk më vinin mua dokumentat në dorë se ti paske bërë dumbrallëqe more burrë. Ti ke bërë shumë pisllëqe me këto dosje.

Ardit Gjebrea: Për çfarë bëhet fjalë?

Astrit: Bëhet fjalë për dokumentat e shtëpisë që kisha blerë dhe ia kisha lënë vëllait se ata ndiqnin prokurat, unë isha në Belgjikë me atë, s’di gjë.

Zhulieta: Mos ia var ujkut mëlçitë në qafë, i mbaroje vetë këto punë, ja ku të solli yt vëlla.

Ardit Gjebrea: Kush ishte ujku?

Zhulieta: Ujku? I vëllai, që i la dokumentat për t’ia futur në hipotekë dhe nuk ia futi. Këtë punë duhet ta kishte bërë vetë.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ndodhi?

Zhulieta: Çfarë ndodhi, ja ta shpjegojë ai, dokumentat u zhdukën./tvklan.al