Blerina M. 37 vjeç  me origjinë nga Përmeti, nënë e dy vajzave, në vitin 2016 ndahet nga bashkëshorti dhe krijon një lidhje dashurie që përfundon në fejesë me Gentjan Ruçin.

Pas dy viteve bashkëjetese në ishullin grek Zakyntho, i riu nga Saranda i kërkon asaj që të zhvendoset në Itali në zonën e Massa Carrara dhe të strehohej tek miqtë e tij rumunë në zonën ku kishte jetuar për disa vite vetë.

Këto janë fotot e Gentjan Ruçit me të fejuarën dhe mesazhet e dashurisë të shkëmbyera mes tyre në rrjetet sociale.

“Unë gjithashtu mund të vdes, por gjithmonë të jem afër jush”.

Aktualisht e fejuara Gentjanit është e strehuar në shtëpinë e një familje me origjinë nga Malësia e Madhe, pasi me rumunin ndodhi një konflikt që e detyroi atë të dilte nga banesa.

Ne tentuam të kishim një reagim nga e fejuara dhe Gentjani për të gjithë historinë mes tyre dhe historinë me të dashurën e të fejuarit. Por asnjëri prej tyre nuk pranoi të fliste.

Gentjan Ruçi kishte ndërkohe një histori paralele të cilën në momentet e para refuzoi t’ia tregonte të dashurës 17-vjeçare.  Kjo e fundit e merr vesh vetë për ekzistencën e saj dhe e telefonon duke i kërkuar që të shkëputej nga Gentjani pasi tashmë ai i përkiste asaj.

Por Prokuroria mund të provojë dhe mesazhet e shkëmbyera mes Gentjanit dhe 17-vjeçares ku ai pranon fejesën dhe pranon se ishte i dashuruar me Blerinën.

Adoleshentja tashmë është nën përkujdesje të specializuar në një qendër rehabilitimi në kryeqytet. Dy prokurorët  e çështjes, për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, kanë kërkuar një ekspertim psikologjik për vajzën si dhe disa ekspertime të tjera mjeko – ligjore. /klanplus