SHBA- “I lindur për të vrarë”, ky është slogani i një Ti-shirti që kishte shpërndarë në rrjetet socialet vrasësi i masakrës së Teksasit.

Dimitris Pagourtzis, 17 vjeç ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 12 të tjerë në shkollën e mesme “Santa Fe” në Teksas. Ngjarja e cila shokoi mbarë botën ndodhi ditën e premte teksa nxënësit ishin në mësim. 9 prej viktimave janë studentë, ndërsa tjetri është një mësues.

Adoleshenti Pagourtzis ishte nxënës i shkollës ku kreu aktin e tmerrshëm. Sipas mediave mësohet se i riu kishte shumë kohë më parë që e kishte planifikuar sulmin e tmerrshëm.

Babai i tij, Anthony Pagourtzis ka një dyqan makinash si dhe një tjetër për riparimin e anijeve motorike dhe jahteve.

Anthony, kurrë nuk kishte menduar se djali i tij do merrte armën e gjahut dhe do të asgjësonte shokët e klasës dhe mësuesin.

Nëna e tij Rosemary punon në një spital në Teksas dhe sapo mori vesh lajmin u shokua. Ajo u dashurua me Anthony Pagourtzi në vitin 2000 dhe një vit më vonë lindi frytin e dashurisë së tyre, Dimitris.

Lajmi i krimit të tmerrshme nga ana e Dimitri ka tronditur jo vetëm komunitetin e emigrantëve, por dhe të afërmit e tyre që janë në Greqi, shkruan “Protothema”. Disa gjetën guximin për të folur, edhe pse informacioni që ata kishin nuk ishte i mjaftueshëm.

“Është shume e tmerrshme ajo që dëgjuam dhe mësuam nga mediat. Edhe pse nuk kemi ende një informacion të saktë. Ne të gjithë jemi të trishtuar për njerëzit që humbën jetën”

, janë shprehur të afërmit.

Pagurtzis u arrestua menjëherë pas masakrës dhe është marrë në pyetje. Zyrtarët e policisë sqaruan se vrasësi përdori një armë gjahu.

/tvklan.al