Nga Dibra, kryeministri Edi Rama u kërkoi grave dhe vajzave të këtij qarku që të votojnë Partinë Socialiste më 11 Maj. Por pati edhe disa kërkesa.
Së pari iu kërkoi që të “bëjnë për vete” gratë e demokratëve dhe këto të fundit të mbajnë “peng” burrat më 11 Maj.
Më pas iu kërkoi që të flasin me të gjithë të afërmit për të votuar numrin 5. Një këshillë e pati kur të flasin me kunatat, sepse për kryeministrin mund të jenë të rrezikshme.
Batutë që shkaktoi shumë të qeshura në Pallatin e Sportit në Dibër.
“1 lutje kam. Janë 27 ditë. E para një herë duhet me fol me gratë e demokratëve, me e nda. Po kur thonë, ta ndajmë si muhabet burrash, domethënë ç’e pyet me e nda tamam muhabet grash. Më pas gratë demokrate duhet të marrin peng burrat demokratë. Ndërkohë që ju me motra, me kunatat kujdes. Kunatat mund të jenë të rrezikshme. Me kunata, me motra, me krushka, me komshie, me kushurina, me komshie të kushurinave pesën, pesën, pesën, pesën që se më pëlqeu ajo, që ta dëgjojnë tani në të gjithë Shqipërinë që 4 me 1 s’ka bërë vaki nga Burreli në Peshkopi. I love you!”, përfundoi fjalëna e tij kryesocialisti Edi Rama./tvklan.al